Ballina / TEKNOLOGJI / Mercedesi në versionin elektrik deri më 2022
In Fabric
mercedes

Mercedesi në versionin elektrik deri më 2022

Daimler, numri një në botë për automjetet e nivelit të lartë, njoftoi sot se dëshironte të ofronte versionet elektrike apo hibride të të gjitha modeleve të markës Mercedes-Benz deri në 2022 dhe të konvertonte tipin Smart në elektrik.

“Deri në vitin 2022, i gjithë portofoli i produkteve Mercedes-Benz do të jetë i disponueshëm në një version të elektrifikuar për të ofruar një maksimum të zgjedhjes për konsumatorët tanë”, deklaroi kreu i grupit, Dieter Zetsche.

”Ky plan do të përfshijë më shumë se 50 versione të automjeteve të elektrifikuara, mes modeleve hibride dhe kryesisht elektrike”, theksoi ai, ndërkohë që hapet këtë javë salloni ndërkombëtar i automobilave IAA në Frankfurt.

“Makina tip Smart do të bëhet deri në 2020 marka e parë e veturës konvecionale që do të shkojë kudo në mënyrë elektrike”, theksoi kreu i grupit të Sindelfingen, përcjell Atsh.

Në muajin mars, grupi njoftoi se dëshironte të nxirrte në treg tashmë më shumë se 10 vetura të reja elektrike deri në vitin 2022.

 

Check Also

Ja si të gjeni çdo gjë që Google di për ju

Kur përdorni Google, ju në fakt bëni një marrëveshje. Ju përdorni shërbime si Gmail, Drive, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *