Ballina / Biznes / Karrierë / ‘Meraklitë e kerreve’ i vendosin BQK-së 6 kushte kundër shtrenjtimit të sigurimit

‘Meraklitë e kerreve’ i vendosin BQK-së 6 kushte kundër shtrenjtimit të sigurimit

“Merakli t’kerreve” sot kanë protestuar kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për sigurim të veturave.

Pas protestës, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i ka ftuar në takim organizatorët e kësaj proteste.

Agan Hajdarhoxha ka thënë se me përfaqësuesit e BQK-së janë dakorduar që ditën e hënë t’i dirëzojnë gjashtë kërkesa për të cilat do të marrin përgjigje brenda tre ditësh.

“Pas një takimi mjaft të gjatë ne u pajtuam që ditën e hënë t’i dorëzojmë gjashtë kërkesa të protokolluara. Ata na premtuan se do të marrim përgjigje brenda tre ditësh për secilën përgjigje veç e veç”.

“Nëse nuk plotësohen gjashtë kërkesat tona, në do të vazhdojmë me protesta derisa të plotësohen të paktën tre prej tyre”.

Protestuesit kanë kërkuar pezullimin ose kthimin e menjëhershëm të vendimit për sigurimin e veturave, shqyrtimin e vendimit të ri të BQK-së, zhvillimin e një ankete me qytetarët, qasje në diskutimet midis BQK-së dhe kompanive të sigurimeve dhe mos të merren vendime pa dijeninë e qytetarëve.

“Nëse nuk na japin përgjigje brenda pesë ditësh, në do të vazhdojmë me protesta. Sot ishte protesta paqësore; ndërsa herën tjetër ne do të dalim me vetura në rrugë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.