MEPTINS publikon emrat e dy personave të vdekur në minierën e Artanës

Dy persona kanë vdekur sot si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës. Viktimat janë Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj, raporton infoglobi.

Për këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike. MEPTINS u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve.

Sipas MEPTINS, autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.