Obama
Mëngjezi i lutjeve, 2014

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve

 Presidenti Barack Obama tha se liria fetare ka rëndësi për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe nxitja e lirive fetare jashtë vendit është një pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme amerikane.

Zoti Obama foli sot në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Uashington, duke thënë se disa herë besimi fetar shtrëmbërohet në përpjekje për të justifikuar urrejtjen dhe përndjekjen e njerëzve të tjerë për shkak të besimit ose ideve të tyre.

Nënpresidenti Joe Biden dhe zonja e parë Michelle Obama morrën pjesë gjithashtu në këtë veprimtari.  Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve organizohet nga anëtarë të senatit dhe dhomës së Përfaqësuesve.

Çdo president amerikan ka marrë pjesë në këtë veprimtari qysh nga viti 1953/voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!