Ballina / KRYESORE / Mendimet e Chaplinit, dhuratë njerëzimit

Mendimet e Chaplinit, dhuratë njerëzimit

Aktori i madh, në ditëlindjen e tij të 70-të, i ka dhuruar njerëzimit këto mendime:

– Kur me të vërtetë kam filluar ta dua vetveten, kam kuptuar se dhembja e vuajtjet janë vetëm vërejtje, të cilat më flasin se në këto çaste po jetoj në kundërshtim me të vërtetën time. Sot e di se kjo quhet të jeshë AUTENTIK.

– Kur vërtetë kam filluar ta dua vetveten, e kam kuptuar se sa mund të jetë fyese kur provoj ta shtyej dikë të bëjë atë që dua unë, ndonëse e di se nuk është çasti i duhur dhe ai person nuk është i gatshëm për atë, madje edhe kur ai person jam UNË. Sot, këtë e quaj RESPEKT.

– Kur vërtetë kam filluar ta dua vetveten, kam pushuar të lakmoj ndonjë jetë tjetër dhe kam mundur të shoh se gjithçka më ka rrethuar në të vërtetë ka qenë thirrje që të rritem e të zhvillohem. Sot këtë e quaj PJEKURI.

– Kur vërtetë kam filluar ta dua vetveten, kam kuptuar se në çfarëdo rrethanash gjithmonë jam në vendin e duhur në kohën e duhur dhe se gjithçka ndodh saktësisht në çastin e duhur. Kështu kam mundur të jem i qetë. Sot këtë e quaj BESIM.

– Kur vërtetë kam filluar ta dua vetveten, ka pushuar që vetvetes t’ia vjedh kohën, dhe kam pushuar së bëri projekte grabdioze për të ardhmen. Sot e bëj vetëm atë që më sjell gëzim e lumturi. I bëj gjërat të cilat i dua dhe që ma gëzojnë zemrën dhe atë e bëj në mënyrën time dhe në ritmin tim. Sot e di se kjo quhet THJESHTËSI.

– Kur vërtetë kam filluar ta dua vetveten, kam pushuar të kem dëshirë që gjithmonë të kem të drejtë. Kështu kam gabuar më pak. Sot e kam kuptuar se kjo quhet MODESTI.

– Kur vërtetë kam filluar ta dua vetveten, kam hequr dorë nga shprehia të jetoj edhe më tej në të kaluarën dhe të kujdesem për të ardhmen. Tash jetoj vetëm për këtë çast në të cilin ndodhin TË GJITHA. Kështu jetoj çdo ditë dhe këtë e quaj I PLOTËSUAR.

– Kur vërtetë kam filluar ta dua vetveten, e kam kuptuar se mendja ime mund të më çrregullojë dhe se prej disa mendimeve të mija mund të sëmurem. Por sapo kam filluar ta përdor zemrën time, mendja ime ka fituar një aleat të çmuar. Këtë sot e quaj URTËSI E ZEMRËS.

Nuk ka nevojë t’u frikësohemi grindjeve, ballafaqimeve, e as problemeve, sepse edhe yjet nganjëherë përplasen e edhe nga përplasja krijohet ndonjë botë e re. Sot e di se KJO QUHET JETË. /infoglobi(d.)

Provo po ashtu

abdullah_hoti

Hoti akuzon qeverinë për keqpërdorim të buxhetit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka mbajtur sot …