Ballina / Biznes / Karrierë / Biz këshilla / Menaxheri e lideri nuk janë një
veronika bajçinovci indesign

Menaxheri e lideri nuk janë një

Të jeshë i talentuar e i mençur nuk do të thotë domosdoshmërisht që mund të jeshë edhe menaxher i mirë.

Shkruan: Veronika Bajçinovci

Njerëzit me ‘ide superiore’ në rastin më të mirë janë ideal nëse u jipet mundësia që të kryejnë punën e tyre të pavarursepse në rastet e tilla sukseset janë të pashmangshme e edhe dëmet janë më të vogla.

Shumë inteligjencë në menaxhim mund të kthehet bumerang, sepse konsumatorët apo shfrytëzuesit shpesh herë janë jo racional dhe nuk dijnë t’i blejnë ‘idetë e mëdha’ , e as ato më të mirat. Kjo është dokumentuar shumë herë edhe tek produktet.

Njerëzit nuk blejnë çdo herë produktet më të mira. E nuk i blejnë as idetë brilante.

Ju kujtohet kompania e falimentuar më 2001 ‘ENRON’. Në majën e saj të menaxhimit ndodheshin njerëzit më të zgjuar në botë. Ju kujtohet pastaj talenti kanadian Wayne Gretzky, legjenda e hokeit. Ai nuk ia doli të jetë trajner i mirë. A nuk është rast i ngjashëm edhe me rastin e basketbollistit Michael Jordan!!!

Çka nevojitet pra të jeni menaxher i suksesshëm?

– Ai / ajo duhet të marrë vesh nga planifikimi, të ketë aftësinë t’i absorbojë idetë e tjerëve dhe t’i aplikojë të njejtat me shpejtësinë marramendëse.
– duhet të jetë organizator i/e mirë.
-të jetë ofrues i informacioneve për të cilat ka nevojë ekipi, e jo mbajtës i tyre.
– të jetë mbrojtës i mirë i gabimeve/lëshimeve që bëjnë pjesëtarët e ekipit.
– të jetë i qartë në komunikimin e planeve dhe në kërkesat për zbatimin e tyre.
-të demonstrojë me punë konkrete përkushtimin në përmbushjen e obligimeve.
-menaxheri punon barabartë me ekipin dhe bashke me të.

Menaxheri nuk është lider dhe prej tij nuk duhet pritur mençuri as ide ‘superiore’ e as aftësi për të parë qartë vizionin se nga po shkon kompania e juaj.

Për gjëra të tilla ju nevojiten liderët./infoglobi/v.b.

Veronika Bajçinovci është CEO në kompaninë e  dizajnit, shtypit dhe marketingut të integruar Indesign  si dhe drejton linjën InFabric të fashion sports wear. 

@infoglobi

Provo po ashtu

Këto janë qytetet me pagat më të larta në botë

Kështu San Francisko e ka kaluar qytetin zviceran, që deri më tani ishte në vendin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.