fbpx

Meksi fiton gjyqin, Parlamenti kompensim 10 mijë euro

Ermelinda Meksi deputetja e Partis Socialiste ka fituar gjyqin me Parlamentin e Shqipërisë. Me vendimin e Gjykatës Parlamenti shqiptar duhet ti kompensoj Meksit shumën prej 10 mijë eurosh.

Gati tre muaj pasi la mandatin e deputetes për shkak të emërimit si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi hodhi në gjyq Kuvendin e Shqipërisë, duke kërkuar dhënien e pagës së 6 muajve, periudhë gjatë së cilës deputetët e PS-së qëndruan në bojkot ndaj Parlamentit.

Nëpërmjet kësaj kërkesë-padie, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Meksi, i kërkoi gjykatës të detyrojë Kuvendin t’i paguajë të gjithë përfitimet financiare që i takonin për shkak të statusit të deputetes për periudhën shtator 2009 – maj 2010.