Ballina / Biznes / Karrierë / Mehmeti: Më 2018 diaspora kontribuoi me 1 miliard e 800 milionë euro
guvernator BQK

Mehmeti: Më 2018 diaspora kontribuoi me 1 miliard e 800 milionë euro

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com ka folur për rendësinë e remitencave për zhvillimin ekonomik në Kosovës. Sipas tij, diaspora e Kosovës gjatë vitit 2018, ka kontribuar me 1 miliard e 800 milionë euro gjatë vitit 2018.

Po flas me të dhënat e vitit 2018, 800 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që kanë hyrë në Kosovë, me një rritje vjetore prej 5.5 për qind. Një ndër faktorët kryesor për rritjen ekonomike janë remitancat”, tha Mehmeti, shkruan Telegrafi.

“Përveç linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë realizuar nga bashkatdhetarët tonë që është rreth 1 miliard euro, që do të thotë janë 1 miliard e 800 milionë euro për vitin 2018”, tregoi ai.

Remitencat sipas tij, janë infuzion i mirë për ekonominë e Kosovës.

“Remitencat janë një ndër financuesit kryesor të rritjes ekonomike. Është fakt që pjesa dërmuese e këtyre remitencave që shkojnë për konsum, që një mënyrë indirekte ndikojnë në rritjen ekonomike, mirëpo është mirë që të adresohet kjo çështje prej konsumit tek investimet”, ka thënë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti. /Telegrafi

Provo po ashtu

pacolli

Pacolli për tri prioritetet gjatë kryesimit të SEECP nga Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, në një konferencë për media ka prezantuar marrjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.