Ballina / KRYESORE / Medvegja voton me 4 mijë shqiptar më pak
medvegja, kosova, serbia, zgjedhjet e jashzakonshme, Muharrem Salihu, fushe kosova

Medvegja voton me 4 mijë shqiptar më pak

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, më pas kryetari

Në Medvegjë, qytetarë janë votuar në  zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ku të drejtë vote kanë 6.595 votues. Nga mëngjesi janë hapur 28 qendrat e votimit, ndërsa votuesit duhet të zgjedhin 25 këshilltarë komunal, të cilët zgjedhin më pas kryetarin e komunës.

Në këto zgjedhje po garojnë: SNS e Aleksandar Vuçiq, E djathta serbe, koalicioni shqiptar APN – PD i udhëhequr nga Muharrem Salihu, partia tjetër shqiptare PVD, dy parti më të vogla serbe, ndërsa këto zgjedhje po bojktohen nga opozita serbe Lidhja për Serbinë, përcjellë INA.

Këto zgjedhje janë vendimtare për shqiptarët, pasi që numri i tyre gradualisht është fshirë nga listat zgjedhore. Por, shumë qytetarë të Medvegjës të cilët janë shpërngulur në Kosovë, kryesisht në Komunën e Fushë Kosovës që nga viti 2015 janë fshirë nga regjistrat civilë.

Edhe kandidati për kryetar nga radhët e shqiptarëve, Muharrem Salihu, ka thënë se krahasuar me 4 vjet më herët, në listën e votuesve janë rreth 4 mijë votues më pak.

Ndërsa, njohës të zhvillimeve në Luginë, thonë se presin që shqiptarët të cilët jetojnë në Kosovë, kryesisht në Fushë Kosovë, sot t’u përgjigjen pozitivisht zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.

Provo po ashtu

Masat anti-korrupsion nuk e ndalojnë zbrazjen e Kosovës

Largimin e rinisë nga Kosova, dhe kategorive tjera të popullsisë së pashpresë, mund ta pengoj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.