Ballina / RAJONI / Medvedev në Beograd: Rusia këmbëngulë tek Rezoluta 1244

Medvedev në Beograd: Rusia këmbëngulë tek Rezoluta 1244

Ajo që u kemi thënë gjithmonë miqve tanë serbë është se ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Ky do të jetë qëndrimi ynë në të ardhmen”, tha kryeministri rus

Kryeministri rus Dmitry Medvedev premtoi të shtunën mbështetjen e Moskës për Serbinë gjatë një vizite në atë vend. Udhëheqësi rus foli për shtypin pas një manifestimi ushtarak me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga trupat sovjetike dhe jugosllave nga pushtuesit nazistë.

“Nuk do të flas shumë për çështjen e Kosovës. Ju e dini qëndrimin e Rusisë për Kosovën. Rusia këmbëngulë tek Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo që u kemi thënë gjithmonë miqve tanë serbë është se ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Ky do të jetë qëndrimi ynë në të ardhmen”, tha kryeministri rus.

Vizita e Kryeministrit Medvedev pasqyron marrëdhëniet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë, të cilat ndajnë lidhje të përbashkëta kulturore, fetare dhe historike. Rusia ka ndihmuar Serbinë që të përmirësojë ushtrinë e saj edhe pse Beogradi kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Serbia mbetet aleati kryesor i Rusisë në Evropë.

Provo po ashtu

Vuqiç: ShBA-së i intereson vetëm pavarësia e Kosovës, pres qëndrimin e BE-së

Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara, ata nuk janë të interesuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.