Ballina / KOSOVA / Mediat serbe raportojnë për bastisje në Gorazhdec

Mediat serbe raportojnë për bastisje në Gorazhdec

Medie serbe njoftojnë sot se “forca të mëdha policore nga Policia rajonale e Pejës në bashkëpunim me pjesëtarë të njësisë speciale ROSU” mbrëmë kanë bastisur lokalet e asaj që në këto medie quhet “komuna serbe” e Pejës, e vendosur në Gorazhdec

Sipas Tanjugut dhe medieve të tjera serbe, polica pas bastisjeve ka marrë në bisedë Momo Dashiqin, sekretar i Kryqit të Kuq nga sistemi i Kryqit të Kuq të Serbisë, ndërsa kryetari i “komunës serbe” të Pejës Milosh Dimitrijeviq është ftuar që sot të paraqitet për bisedë në polici.

Më herët, po sipas këtyre medieve, ishin arrestuar edhe dy sekretarë të Kryqit të Kuq në Graçanicë dhe Dragash, Sveta Zhiviqin dhe Zeqir Zyrapin. Policia kishte konfiskuar dokumente nga këto zyra.

Policia kishte vizituar edhe zyrën e koordinatorit të Kryqit të Kuq për Kosovën në veri të Mitrovicës dhe ndërtesën e komunës së Obiliqit në Plemetin.

I ashtuquajturi sekretar i të ashtuquajturit Kryqi i Kuq krahinor, Dragisha Murganiq, ka thënë se arsye për bastisje ka qenë regjistrimi i popullsisë që, sipas tij, bëhet për të hartuar kartën sociale në bazë të së cilës përcaktohet se kush ka nevojë për ndihmë sociale.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

testi

Sa janë reale testet e Arritshmërisë dhe Maturës?

Testi Shtetëror i Maturës dhe Testi i Arritshmërisë në Kosovë, si formë e vlerësimit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.