Ballina / RAJONI / Mediat greke: 2.5 ton marijuanë e ngarkuar në Vlorë, ja pse kishte destinacion Turqinë

Mediat greke: 2.5 ton marijuanë e ngarkuar në Vlorë, ja pse kishte destinacion Turqinë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i policisë greke i disa ditëve më parë, ku u gjetën në një shpellë më shumë se 1 ton kanabis.

Referuar mediave greke, dy gomonet e kapura ishin ngarkuar në Vlorë me 2.5 ton marijuanë dhe si destinacion kishin Aivalin, Turqi. Arsyeja se përse zgjidhej Turqia ka të bëjë me tregun fitimprurës pasi kostoja për kg aty kap vlerën 3-4 mijë euro, e ndërsa në Greqi 1 mijë euro.
Sipas mediave, droga do të shkëmbehej me 150 kg heroinë, ku një sasi prej 1.3 ton ishte lënë në brigjet turke dhe 102 të tjera u kapën nga policia greke. Gjatë operacionit të ndjekjes, mësohet se trafikantët e shtirur si “klandestinë” kanë hedhur heroinën në det, në një thellësi që shkon deri në 3000 metra.

Operacioni i policisë greke ka zgjatur 5 ditë, nga ku u zbulua 1 ton e 172 kg marijuanë në ishullin Piperi, të ndarë në 106 pako. Gjithçka ka nisur në datën 25 shtator ku u pikas një gomone me drogë në brigjet e Turqisë. Për kapjen e saj, u angazhuan 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje, në fund të së cilit u arrestuar 3 persona, ku sipas mediave greke janë dy shqiptarë dhe një italian, përkatësisht të moshës 25, 42 dhe 42-vjeç. Megjithatë, policia greke nuk ka dhënë zyrtarisht detaje lidhur me origjinën e të arrestuarve, por më herët është konfirmuar nga ajo shqiptare, ndonëse këta të fundin nuk e konfirmuan se u është gjetur drogë.

Provo po ashtu

Shkupi pritet të vendosë për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut, të dielën, pritet të vendosin për datën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.