Mediat britanike pyesin pse u ndalën telefonatat gjatë tetorit në Wuhan

Mediat britanike shkruajnë se ndërveprimi telefonik u ndal plotësisht në Institutin e Virologjisë në Wuhan të Kinës ndërmjet datave 7 dhe 24 tetor të vitit të kaluar dhe se instituti mund të ishte mbyllur për shkak të një `ngjarje të rrezikshme`.

Sipas gazetës britanike, The Sun, gjatë kësaj periudhe nuk pati asnjë ndërveprim telefonik për shkak të një ‘ngjarje të rrezikshme’ në këtë institut, i cili ‘mund të ishte mbyllur gjatë kësaj kohe’.

Mediat britanike po ashtu raportojnë se pretendimi në fjalë forcon teorinë e presidentit të SHBA-së Donald Trump se virusi kishte “dalë nga lakuriqët e infektuar në laborator”.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) mendon se koronavirusi doli nga tregjet e kafshëve në Wuhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.