Ballina / RAJONI / Media serbe “zbulon” strategjinë e Francës për Ballkanin Perëndimor

Media serbe “zbulon” strategjinë e Francës për Ballkanin Perëndimor

Gazeta serbe “Nezavisne”, raporton se Franca ka filluar konsultime të gjera diplomatike jozyrtare për të ofruar ‘partneritet të veçantë të privilegjuar’ për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pasi frenoi hapjen e negociatave, ky veprim shihet si strategji e një zëvendësimi të mundshëm të anëtarësimit të këtyre vendeve në Be me statusin e veçantë.

Gazeta serbe pretendon se Franca, e ndodhur nën presion e kritikave të partnerëve të saj në BE në lidhje me qëndrimin e saj në samit, do t’i propozojë Brukselit një plan të ri për vendet e Ballkanit.

Ky propozim i Francës, konsiston në disa shtylla të forta, si mbështetja financiare, partneriteti special, qasja në tregjet europiane dhe avantazhe të tjera, do t’u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” nga anëtarësimi i plotë.

Sipas “Nezavisne” serbe, Gjermania i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një “partneritet të privilegjuar” në vend të anëtarësimit, por edhe atëherë, ajo u pa si një mënyrë elegante për të hequr dorë nga anëtarësimi i Turqisë në BE .

Ndërkohë, Franca është kritikuar nga mediat dhe ekspertët politikë duke u akuzuar se po e shtyn Ballkanin Perëndimor drejt afrimit me Rusinë, Turqinë dhe Kinën.

Provo po ashtu

Vuqiç: ShBA-së i intereson vetëm pavarësia e Kosovës, pres qëndrimin e BE-së

Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara, ata nuk janë të interesuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.