Ballina / KOSOVA / Media serbe: ShBA dhe Shqipëria ‘shtyjnë’ Ushtrinë e Kosovës në prag të NATO-s
fsk

Media serbe: ShBA dhe Shqipëria ‘shtyjnë’ Ushtrinë e Kosovës në prag të NATO-s

ShBA dhe Shqipëria po tentojnë që “përkundër marrëveshjeve regjionale” të përfshijnë Ushtrinë e Kosovës më stërvitjen “Kapitulli Amerikano-Adriatik “, shkruan gazeta serbe “Veçernje Novosti”.

Kjo stërvitje është parashikuar të mbahet nga 21 deri më 24 tetor në Shqipëri.

Sipas gazetës beogradase, presionin më të madh është duke e përjetuar Bosnjë-Hercegovina, në mënyrë që të pajtohet me pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës, ndonëse nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Stërvitja “Reagimi i përbashkët 2019” mbahet në kuadër të “Iniciativës A-5″, përkatësisht të ” Kapitullit Amerikano-Adriatik”, anëtare të së cilës janë vendet si Kroacia, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, e cila ka statusin e vëzhguesit.

Gazeta shkruan se ShBA në përpjekjet që të forcoj pavarësinë e Kosovës dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës të i transformoj në Ushtri të vërtetë, dhe Prishtinës t’i sigurojë monopol të forcës në Kosovë, duan që në A-5 në hollin e NATO-së nëpër “derë të vogël” të shtyjnë Kosovën.

Provo po ashtu

Haradinaj thotë se Italia duhet ta mbështes Kosovën drejt liberalizimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.