Ballina / KRYESORE / Media Gjermane publikon përgjimet, bota e krimit i bleu votat Edi Ramës
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Media Gjermane publikon përgjimet, bota e krimit i bleu votat Edi Ramës

Gazeta më e madhe gjermane “Bild”, ka tronditur edhe sot opinionin publik dhe politikën në Shqipëri, pasi ka vazhduar  me publikimin e serive të shumta të  përgjimeve, në të cilat janë të përfshirë eksponentë të lartë të Partisë Socialiste të Edi Ramës, e ku flitet   për blerje masive të votave në zgjedhjet e vitit 2017.

Në këto përgjime të publikuara, zyrtarë të lartë të PS-së, dëgjohen teksa bisedojnë për pazare votash, me njerëz nga bota e krimit që në Shqipëri njihen si njerëz të fortë.

Vangjush Dako kryebashkiak i Durrësit nga partia e Edi Ramës, dëgjohet teksa flet me Astrit Avdylajn, pjesëtar i një grupi mafiozësh në Shqipëri të cilët njihen si grupi kriminal i “Avdylajve”.

Në bisedën ndërmjet Vangjush Dakos deh Astrit Avdylit, gazeta Bild thotë se vërehet qartësisht afërsia e tyre, nga biseda që zhvillojnë. Madje ata i thonë njëri tjetrit edhe ‘vëlla’.

“Astrit Avdylaj, koka e klanit kriminal “Avdylaj” në Shijak, telefonon Gjushin (Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë Durrës). Në këtë kohë, Avdylaj ndodhet në zyrën e Regjistrimit të Pronave në Durrës, në prezencë të drejtorit të zyrës dhe Vath Alla, një ish-i dënuar për vrasje për të “marrë” një “punë” në emër të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, kuptohet qartësisht afrimiteti i tyre”, shkuan Bild.

Në përgjimet e publikuara, pjesëtari i klanit mafioz Avdylaj shihet hapur që është i përfshirë në pazarin e blerjes së votave. Ai madje thoshte që do ta befasonte Edi Ramën, me rezultatet.

Përveç pazareve me vota, Avdylajt kishin aq shumë kompetenca, sa që vendosnin se kush hynte dhe kush hiqej nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2017-ës.

“Klani kriminal i Avdylajve përfshihet thellë në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

Këto përgjime të cilat po publikohen nga gazeta gjermane, janë pjesë e një dosje zyrtare të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së anti-mafia, sa i përket aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal “Avdylaj’, në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Se do të publikoheshin këto përgjime, gazetari Peter Tiede kishte paralajmëruar në një bisedë për Faxnews, megjithatë eksponentë të PS-së, kishin ironizuar me të.

Pas publikimit të përgjimeve, ka reaguar edhe ish-kreu i PD’së, Sali Berisha, duke thënë se me këto përgjime është shpartalluar Edi Rama.

Këto përgjime të gazetës gjermane, vijnë në një kohë kur opozita shqiptare është duke protestuar për muaj të tërë kundër pushtetit të Edi Ramës, ndërkohë pritet që me 30 qershor të mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat nëse nuk shtyhen dhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike, PD’ja e Lulzim Bashës do të mbetet jashtë tyre.

@Fluidi

Provo po ashtu

thaci ,merke,l vuciq

Mediat serbe: Marrëveshja Kosovë-Serbi deri në fund të vitit

Mediat serbe shkruajnë se në takimin e liderëve të rajonit me kancelaren gjermane Angela Merkel …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.