Ballina / Reçeta / Me uthull molle kundër dhimbjes së fytit
uthulla e molles

Me uthull molle kundër dhimbjes së fytit

Nëse çdo mëngjes e shpëlani fytin me ujë në të cilin do të qitni një lugë të vogël uthull molle, dhimbjet do të mund të eliminohen në çast.

Uji i vakët me një lugë të vogël mjaltë dhe dy lugë të vogla uthull molle në lukth të zbrazët – melhem për dhembjet e fytit.

Mirëpo, nuk duhet tepruar me këtë “eliksir”, sepse mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve.

Dhembjet e fytit janë dukuri e shpeshtë e vjeshtës. Mirëpo nëse çdo mëngjes e shpëlani me ujë në të cilin do të qitni një lugë të vogël uthull molle, ky problem do të mund të eliminohet në çast. Dhe jo vetëm ky problem.

Uji i vakët me një lugë të vogël mjaltë dhe dy lugë të vogla uthull molle në lukth të zbrazët – melhem për shumë “plagë”.

Kjo pije rekomandohet në rastin kur metabolizmi ju është i ngadalësuar, presioni i gjakut i lartë apo qarkullimi i dobët.

Uthulla e mollës është e pasur me kalium, andaj u bën mirë muskujve dhe nervave, zvogëlon dhembjen e kokës, por është e shkëlqyeshme edhe për punë të papenguar të zemrës.

Mirëpo, mos harroni një gjë të rëndësishme – kujdes të mos e teproni me këtë “eliksir”. Sepse, në qoftë se çdo ditë e fusni në organizëm, mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që pijen me uthull ta pini nëpërmjet gypit të hollë dhe menjëherë t’i lani dhëmbët, meqenëse kështu do të ruani zmaltin dhe buzëqeshjen e bukur.

@Fluidi

Provo po ashtu

sallatat

Si të përgatisni perimet pa iu humbur vlerat ushqyese

Nëse dëshironi që perimet gjatë zierjes mos të humbasin vlerat ushqyese apo ngjyrën ndiqni këshillat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.