Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shfrytëzoi mjetin e transportit për bartjen e kufomave për të shpërndarë mishin e kurbanëve nëpër familje.
Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit konsiderohet jo etike, jo higjenike dhe e papranueshme.
Përfaqësues të BIK’ut në Prizren, i kanë thënë Klan Kosovës se kjo ndodhi për shkak se nuk kishin mundësi të tjera.
Për qytetarët kjo ishte e papranueshme. Ata kanë thënë se rrezikohen nga përhapja e ndonjë epidemie.