Ballina / KURIOZITETE / Më shumë dimë për Hënën se fundin e deteve
hena_InfoGlobi

Më shumë dimë për Hënën se fundin e deteve

Reliefi i fundit të detit është më pak i njohur sesa reliefi i sipërfaqes së Hënës, thanë ekspertët ndërkombëtarë me rastin e 8 qershorit, Ditës botërore të oqeaneve.

Aktualisht, njihet më pak se 10% e reliefit të fundit të detit, nën thellësinë prej 200 metrash, derisa gati dy të tretat e sipërfaqes së Tokës janë të mbuluara me ujë.

“Nuk është e logjikshme që ta njohim më mirë Hënën, sesa fundin e oqeaneve”, thotë Françoise Gaill, shkencëtare franceze dhe anëtare e platformës “Oqeani dhe klima”, shoqatës së OJQ-ve dhe të shkencëtarëve.

Sipas një studimi amerikan të vitit 2001, me vetëm një anije, për 200 vjet do të ishte e mundur që të bëhej “mapingu” i tërë fundit të detit, nën thellësinë prej 500 metrash.

“Me 40 anije do të duheshin vetëm 5 vjet”, thotë Walter Smith, gjeo-fizikani amerikan.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

FBI mbyll observatorin në rrethana misterioze

FBI mbyll observatorin në rrethana misterioze

Objekti fokusohet në kërkimet diellore dhe teleskopi i tij është një nga observatorët më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.