Ballina / Shkencë / Me këtë fshat jemi më afër Marsit

Me këtë fshat jemi më afër Marsit

Ngritja e një “fshati” të qëndrueshëm në Hënë, përbën fazën e parë drejt eksplorimit të njeriut në Mars, vlerësoi sot Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).

“Hëna, e pashkeluar nga një qenie njerëzore prej vitit 1972, është vendi i duhur edhe pse Marsi mbetet destinacioni përfundimtar”, theksoi ESA me rastin e kongresit të 68-të botëror të astronautikës që mblodhi bashkë nga e hëna prej së premtes 4.000 ekspertë ndërkombëtarë në Adelaide, në Australi.

“Ne kemi jetuar në orbitën më të ulët të tokës këto 17 vitet e fundit në bordin e një stacioni hapësinor dhe po përgatitemi për misionin e parë të njeriut në Mars. Ne besojmë se ekziston mundësia për të krijuar një prani të qëndrueshme dhe të përhershme në sipërfaqen e Hënës”, shpjegoi për median në vazhdën e kongresit, Piero Messina që punon nën drejtimin e përgjithshëm të ESA.

Për të shkelur dhe populluar Marsin është perceptuar nga kompanitë private dhe publike si një hap tjetër i rëndësishëm në eksplorimin hapësinor dhe është parashtruar si një temë kyçe në kongresin e Adelaides.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.