Ballina / Shkencë / Më i vjetër se Lucy: Zbulohet fytyra e paraardhësit tonë të para 3.8 milionë vitesh

Më i vjetër se Lucy: Zbulohet fytyra e paraardhësit tonë të para 3.8 milionë vitesh

Fytyra jashtëzakonisht e plotë, që i përket një paraardhësi të hershëm njerëzor që jetoi 3.8 milionë vjet më parë, është zbuluar në Etiopi.

Paraardhësi i përket specieve njerëzore Australopithecus anamensis dhe ngjason me majmunin. Shkencëtarët e kanë quajtur një ikonë të evolucionit njerëzor.

Kafka pritet të hedhë dritë mbi historinë e evolucionit të paraardhësve të njeriut.

 

Mashkulli, i njohur si MRD, ishte nga një specie e njohur si Australopithecus anamensis që endej në malësitë e Etiopisë miliona vjet më parë.

Ai është paraardhës i “Lucy”-t, një nga fosilet më të famshme në botë që jetoi në të njëjtën zonë 3.2 milionë vjet më parë.
Më i vjetër se Luci: Zbulohet fytyra e paraardhësit tonë të para 3.8 milionë vitesh

Çdo gjë për këto specie ishte mister deri në vitin 2016 kur nofulla e sipërme e ekzemplarit u gjet nga një punëtor në rajonin Afar në Etiopi, 55 km larg nga fosili ku u gjet Lucy.

Më vonë gjatë kërkimeve u gjet edhe pjesa tjetër e kafkës.

Me këtë kafkë, shkencëtarët tani mund të identifikojnë tiparet e fytyrës që nuk janë parë kurrë.

Kafka u zbulua në zonën ëoranso-Mille të Etiopisë, ku janë zbuluar shumë eshtra të paraardhësve tanë.

230 ekzemplarë janë gjetur aty, shumica të moshës 3.8 dhe 3 milionë vjeçare./oranews

 

Provo po ashtu

Në fund të shtatorit një valë e nxehtë?

Një valë e nxehtë pritet që të përfshijë planetin Tokë në fund të muajit shtator. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.