Më 7 Mars prezantohet Visual Studio 2017

Microsoft konfirmoi planet për prezantimin e Visual Studio 2017 më 7 Mars. Suita u bë publike vitin e kaluar dhe erdhi me një version eksperimental në Nëntor të 2016-ës.

Më 7 Mars Microsoft jo vetëm që do të prezantojë Visual Studio 2017, por do të mbajë një eveniment dy ditor me të ftuar CVP-në Julia Liuson, VSTS CVP Brian Harry, Inxhinierin Miguel de Icaza dhe Scott Hanselman nga .NET.

Visual Studio do të sjellë përmirësime në navigimin e kodit, Intellisense, rregullime të kodit, Debugging etj. Microsoft ka premtuar një IDE më të shpejtë dhe një mënyrë të ere të editimit të çdo kodi pa projekte dhe zgjidhjet.

Evenimenti i Marsit do të shënojë gjithashtu 20 vjetorin e Visual Studio. Versioni i parë debutoi në Shkurt të 1997. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.