fbpx

Mbyllja e Kirurgjisë – reagon Haxhiu

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me shqetësimin e deputetëve lidhur me mbylljen e repartit të Kardiokirorgjisë.

Këtë shqetësim e ka ngritur deputeti Bekim Haxhiu, i cili tha se prej hapjes së këtij reparti e deri më sot kanë pa vështirësi të shumta.
“Pas dy vjetëve dhe pas një investimi mbi 5 milionë euro, ky repart është mbyllur”, ka thënë ai.

Ai ka shtruar si çështje se pse është hap ky repart kur nuk ka pas staf dhe ka kërkuar llogaridhënie për ata që kanë penguar stafin e spitaleve tjera që 1 herë në javë të vijnë dhe të angazhohen në këtë repart.

error: Content is protected !!