Ballina / KURIOZITETE / Mbretëria e humbur ku vdiset nga mushkonjat

Mbretëria e humbur ku vdiset nga mushkonjat

“Natën ka aq shumë mushkonja, sa ne nuk mund të qëndrojmë jashtë,” thotë i riu Madhavi Sharma i cili jeton në fshatin jugor Bhutanese të Samteling. Ata shpesh i kalojnë mbrëmjet në kuzhinë, ku gatuajnë mbi një zjarr të hapur tymi i të cilit i largon insektet.

Sharma është arsimuar deri në klasën e 10, por ajo që i ka interesuar më shumë të mësojë është lufta kundër malaries.

Shtëpia e tyre spërkatet me insekticid dy herë në vit. Sidoqoftë, Sharmasit kanë suvatuar muret e shtëpisë së tyre me baltë dhe bajgë të thatë, dhe janë lyer me një llak që të mbajë larg insektet por mesa duket nuk bën punë.

Rrjetet, llaku dhe ndërgjegjësimi i publikut tregojnë të gjitha përpjekjet e forta të qeverisë Butane për të zvogëluar malarinë, e cila filloi në vitet 1960. Rastet kishin rënë në mënyrë drastike, nga 1994 me rreth 40,000 raste (përfshirë 68 vdekje) në 54 në 2015.

Por në katër vjeçarin e fundit gjërat kanë dalë sërish nga kontrolli dhe fëmijët rrezikohen më së shumti për shkak të malaries. Pikërisht për këtë arsye nismat e shoqatave bamirëse e kanë fokusin në këtë mbretëri të vogël në kufi me Indinë.

Provo po ashtu

Ja si duket eklipsi nga gjithësia

Gjithnjë e më të shpeshta janë pamjet e regjistruara nga gjithësia. Në këte video prezentphen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.