angli , londer, londra, britania

Mbretëria e Bashkuar rihapet për disa vende, jo për Kosovën

Udhëtarët e dhjetëra vendeve që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, nga sot, nuk do të duhet të vetizolohen për dy javë, për shkak të koronavirusit.

Rregullat që janë vendosur në fillim të qershorit, janë lehtësuar për udhëtarët e më shumë se 60 vendeve dhe territoreve britanike.

Megjithatë, lista e vendeve të Skocisë dallon pak nga ajo e Anglisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore.

Skocia do të vazhdojë t’iu kërkojë udhëtarëve nga Spanja të vendosen në karantinë.

Lista e vendeve që nuk kanë nevojë për karantinë, nuk e përfshin Kosovën, as shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Serbia ka qenë në listën e Anglisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore, por është hequr sot, bazuar në vlerësimin e fundit të rrezikut nga koronavirusi.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, me mbi 289,000 të infektuar dhe mbi 44,000 viktima.

Në gjithë botën, ndërkaq, janë regjistruar mbi 12.2 milionë raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre, mbi 554,000 kanë vdekur dhe mbi 6.7 milionë janë shëruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se “në shumicën e botës, virusi nuk është nën kontroll” dhe se pandemia është “përkeqësuar”.

“Pandemia ende po merr hov. Numri i përgjithshëm i rasteve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.