Ballina / KURIOZITETE / Mbretëresha Geraldinë ndihmohet nga gjinekologu grek

Mbretëresha Geraldinë ndihmohet nga gjinekologu grek

“Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 12 prillit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me gjendjen shëndetësore të mbretëreshës Geraldinë, asokohe e strehuar në Greqi. Në shkrim thuhet se Mbretëreshën Geraldinë e kanë zënë ethet e lehonisë (puerperale).

Shkrimi i plotë

Mbreti Zog mbërriti me mbretëreshën Geraldinë, fëmijën dhe të afërmit e tyre, në Portaria, pranë Volos, në Thesali.

Sovranët shqiptarë do të qëndrojnë në Portaria derisa të përmirësohet mbretëresha Geraldinë, sepse ajo është sëmurë rëndë për shkak të lëvizjeve të shkaktuara nga largimi i saj prej Tirane, 48 orë pas lindjes. Mbretëreshën Geraldinë e kanë zënë ethet e lehonisë (puerperale).

Profesori Luros, gjinekologu më i madh (i talentuar) grek, u dërgua në shërbim të sovranes nga vetë Mbreti Jorgo i Greqisë.

Gjendja shëndetësore e mbretëreshës, e cila ishte përkeqësuar natën e kaluar, duket se është përmirësuar lehtësisht këtë mëngjes. Le të shtojmë se Mbreti Zog i ka kërkuar Turqisë një leje qëndrimi.

Provo po ashtu

Ja arsyeja pse të vdekurit i varrosim 2 metra nën dhe

Fraza “dy metra nën dhe” është gjithmonë sinonim i vdekjes, por a keni menduar ndonjëherë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.