Ballina / KURIOZITETE / Mbretëresha Elizabetë mund të përshëndesë me një dorë mekanike
mbreteresha elizabete

Mbretëresha Elizabetë mund të përshëndesë me një dorë mekanike

Mediat britanike shkruajnë se Mbretëresha Elizabetë mund të përdorë një dorë mekanike për të përshëndetur popullin e saj gjatë takimeve publike. Dora i është dhuruar nga një grup studentësh australianë.

Prej më shumë se 66 vjetësh krahu i saj mbretëror përshëndet pa pushim në çdo takim publik, britanikët në çdo zonë të vendit.

Por mbretëresha e cila është më shumë se 90 vjeç edhe pse në formë të mirë, mund të lodhet nga kjo traditë.

Dhe në këtë pikë hyn në skenë pikërisht krahu mekanik. Lajmi është publikuar së pari nga britaniket ‘Mirror’ dhe ‘Sun’, që citojnë dëshminë e princeshës Anna, vajzën e vetme të Mbretëreshës.

Deklarata e saj përfshihet në librin e ri të biografit Robert Hardman, me titull “Mbretëresha e Botës”.

Princesha tregon se ky krah mekanik i është dhuruar mbretëreshës Elizabetë nga një grup studentësh australianë më shumë në formë shakaje, dhe mbretëresha nuk ka qenë shumë entuziaste për këtë ide.

Autori i librit Hardman, përjashton çdo mundësi që të jetë përdorur një dorë mekanike në publik, duke thënë se mund të jetë vetëm një shaka e anëtarëve të familjes mbretërore.

@Fluidi

Provo po ashtu

alaske nata polare

Nata polare në Utqiagvik, dita kthehet më 23 janar

Netët e dimrit po vijnë dhe do të jenë këtu për një kohë, që do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.