Ballina / BOTA / Mblidhet BE-ja, 25 vende anëtare krijojnë ushtrinë evropiane
ushtria, be

Mblidhet BE-ja, 25 vende anëtare krijojnë ushtrinë evropiane

Dje u morr një vendim formal nga 25 vende anëtare të Bashkimit Evropian për të krijuar një rrjet të ri bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri, duke hedhur themelet për një Bashkim Evropian të Mbrojtjes.

Ky vendim i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini e quajti historik, mundëson një bashkëpuim më të ngushtë dhe rritje të nivelit ushtarak në nvel BE-je.

Ky bashkëpunim synon gjithashtu bëjë Evropën më pak të varur nga SHBA-ja për nevojat e veta të sigurisë.

Pjesëmarrja në të ashtuquajturin “Permanent Structured Cooperation” (PESCO) është vullnetare për 28 vendet anëtare të BE-së, por vetëm Danimarka, Malta dhe Britania e Madhe kanë qëndruar jashtë kësaj marrëveshje.

Ky bashkëpunim do të fillojë me 17 projekte konkrete, të cilët përfshijnë krijimin e njësive mjekësore, një qendër logjistike, një qendër për misione trajnimi si dhe zhvillimin standarteve të përbashkëta për komunikimet radio ushtarake.

@Fluidi

Provo po ashtu

Ivo Sanader ish kryeminister i kroacise

Ish-kryeministri kroat dënohet me 2.5 vjet burg

Gjykata e Qarkut të Zagrebit shqiptoi dënimin jo të plotfuqishëm ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.