Ballina / Lajme / Mbledhin 745 mijë dollarë për të ndihmuar kapitenen
gjermania,emigrantet, protesta,italia

Mbledhin 745 mijë dollarë për të ndihmuar kapitenen

Gjermanët protestojnë në mbrojtje të kapitenes së arrestuar

Mijëra njerëz po i dalin në mbështetje kapitenes gjermane të anijes së shpëtimit të emigrantëve, e cila u arrestua pasi nuk përfilli urdhrin që të qëndrojë jashtë ujërave italiane.

Në Gjermani më shumë se 20 mijë veta kanë grumbulluar më shumë se 745 mijë dollarë për të ndihmuar kapitenen. Megjithatë, autoritetet italiane thonë se ndëshkimi i pret të gjithë ata që hyjnë në ujërat e tyre pa autorizim. Carola Rackete vazhdon të mbahet në arrest shtëpiak, pasi anija e saj “Roja e Detit 3” kaloi pa autorizim policinë kufitare italiane që po bllokonte hyrjen në portin e ishullit Lampedusa.

Në anije ndodheshin emigrantë që ishin shpëtuar në ujërat mesdhetare të Libisë më 12 Qershor, por që kishin mbetur në det të hapur pasi ishin refuzuar nga shumë vende të Evropës.

Të mërkurën, Rackete nuk përfilli paralajmërimet italiane dhe ankoroi në Lampedusa.

Në Gjermani po mblidhen ndihma për kapitenen e arrestuar. Për 24 orë, më shumë se 20 mijë veta kanë dhuruar më shumë se 745 mijë dollarë.

Ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili është kundër emigracionit, ka thënë se gjobat, arrestimet dhe konfiskimet i presin ata që hyjnë në ujërat italiane pa autorizim.

Salvini vazhdimisht ka akuzuar shpëtimtarët bamirës si bashkëfajtorë me kontrabandistët që presin në brigjet e Libisë për të mbledhur emigrantë me anije që nuk mund të mbërrijnë në Evropë.

Italia është vendi i preferuar e emigrantëve që largoheshin nga Afrika veriore drejt Evropës. Por nga qershori i vitit të kaluar, qeveria djathtiste ka mbyllur portet për anijet e shpëtimit.

Numri i emigrantëve ka rënë që kur ministri Salvini nisi detyrën një vit më parë. Deri tani, vetëm 2 mijë e 456 veta e kanë kaluar Mesdheun, ose 85 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 96 për qind më pak se në vitin 2017.

Provo po ashtu

luani, zhaku, franca, shqiperia, kafshet

Ngordhi Zhaku, luani i Fierit

Ishte shumë vonë për Zhakun, veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara Ka ngordhur luani …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.