Mbi 750 mantelbardhë u infektuan e 3 mjekë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë

Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësorë janë infektuar, ndërsa 3 mjekë kanë humbur jetën.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka bërë thirrje që të respektohen në maksimum masat mbrojtëse.

“Këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka. Personeli shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës. Kështu atyre u lehtësohet puna”, ka shkruar ai.

Hoti ka shtuar se humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor i bënë të gjithë më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi.

Mjekët që kanë vdekur nga koronavirusi janë mjeku familjar në Komunën e Vitisë, Fadil Zuka,  kirurgu në Gjakovë, Ali Tolaj dhe së fundmi dr. Sylejman Rexhepi./ infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.