Ballina / BLOGU / Mbi 600 mijë persona kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Mbi 600 mijë persona kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Kryeministri Boris Johnson  kolapsi i Thomas Cook pagesat milionëshe të shefave

Kryeministri Boris Johnson vuri në pikëpyetje pagën e lartë të shefave të kompanive turistike, pas falimentimit të Thomas Cook,  që la mijëra britanikë pa kthyer mbrapsht nga pushimet.   Mbi 600,000 persona kërkojnë ndihmën e Qeverisë dhe firmave të sigurimit, që të kthehen nga vende si Kuba, Greqia dhe Turqia.   Johnson tha se pse duhet të ketë përgjegjësi shteti për veprimet e drejtorëve që paguhen shumë dhe shtoi se operatorët duhet të kenë ndonjë formë të sigurimit kundrejt problemeve të tilla, shkruan abcnews.

Thomas Cook u fundos nga borxhi prej 2.1 miliardë dollarë që e la kompaninë të kufizuar  përballë një tregu konkurrues në rrjet.  Kompania duhej të shiste 3 milionë paketa të pushimeve në vit vetëm për të mbuluar pagesat e interesit.    Ndërkohë që biznesi vetëm harxhonte para, kreu ekzekutiv Peter Fankhauser zbuloi se huadhënësit po ngurronin që ta shpëtonin, pëcjellë scan.

Fankhauser ka fituar rreth 12.5 milionë paund.  Sipas raportimeve, qeveria turke dhe një grup i hotelierëve në Spanjë, ishin të gatshëm për të ofruar një plan të shpëtimit prej 200 milionë paund, të mbështetur nga një garanci qeveritare britanike.  Megjithatë, Sekretarja e Biznesit, Andrea Leadsom, tha se kjo shumë do të mbante operatorin “gjallë” vetëm për pak javë.   Boris Johnson tha se operatorët turistikë duhet të marrin masa, në mënyrë që të mos përfundojnë në një situatë ku shteti, apo taksapaguesi, të ndërhyjë për të sjellë njerëzit në shtëpi.

 

Provo po ashtu

Nauert

SHBA ndërpren 1 miliard dollarë për ndihma në Pakistan

Qeveria amerikane ka thënë se do të ndërprejë ndihmën për siguri në ushtrinë pakistaneze në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.