gjermania, angela merkel,Thorsten Schaefer-Guembel

Mbi 58% e gjermanëve janë pro takses për milionerët

Kancelaria Angela Merkel e ka kundërshtuar një taksë pasurie

Social Demokratët e Gjermanisë kërkojnë të vendoset  një taksë pasurie për multimilionerët dhe miliarderët dhe të përdorin të ardhurat shtesë për të rritur investimet publike në infrastrukturë, u tha  gazetarëve Thorsten Schaefer-Guembel .

Schaefer-Guembel , tha se komiteti ekzekutiv i partisë SPD më herët gjatë ditës miratoi një propozim të grupit punues që parashikonte një taksë pasurie prej 1% për asete të tilla si prona, pasuritë e paluajtshme, aksionet e kompanisë dhe paratë cash, shkruan scan.

Taksimi do të ketë si shënjestër gjermanët me pasuri mbi 2 milion euro por kancelaria Angela Merkel e ka kundërshtuar një taksë pasurie.

SPD planifikon të parashikojë të ardhura vjetore deri në 10 miliardë euro. Pasuria private është e përqendruar në shumë pak duar në Gjermani pasi 1 % e familjeve më të pasura në Gjermani zotërojnë gati një të katërtën e aseteve totale neto.

Një sondazh i publikuar të hënën tregoi se 58% e gjermanëve thanë se ishin në favor të vendosjes së një takse të tillë të pasurisë ndërsa 33% thanë se kundërshtuan idenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.