Mbani kripë gjithmonë në xhepin tuaj, ua shpëton jetën

Shumë njerëz mbajnë me vete një biskotë, një karamele apo një pako të vogël sheqeri, por jo pak kripë. Gabim !

Embëlsirat i përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë rënie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni menduar më parë, është kripa ajo që mund të ua shpëtojë jetën .

Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë.Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.

Uji i kripur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj.

Ajo që duhet të bëni është të shtoni pak kripë (rreth 1 lugë çaji) në një gotë ujë, ose në mungesë të gotës në një shishe të vogël përgjysmë me ujë. Pijeni këtë përzierje sapo të ndjeni simptomat e lartpërmendura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.