Ballina / KOSOVA / Mbahet seanca radhës kundër aktivistëve të VV-së, Albin Kurti sjellet i prangosur
Kurti, Kadaj Bujupi,

Mbahet seanca radhës kundër aktivistëve të VV-së, Albin Kurti sjellet i prangosur

Tashmë ka filluar seanca e radhër kundër 4 deputetëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për hedhjen e gazit lotësjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, në janarin e vitit 2016.

Albin kurti është sjellur në sallë me pranga.

Dëshmitari i parë Bekim Haxhiu ndodhet në sallën ku do mbahet kjo seancë.

Të thirrur si dëshmitarë në këtë seancë janë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, megjithatë ata ende nuk janë paraqitur në sallë.

Edhe këtë herë në gjykim janë paraqitur katër të akuzuarit. Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi janë sjellë në gjykatë nën përcjellje të policisë, nga paraburgimi. Ndërsa, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli mbrohen në liri.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Aktakuza ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të lotsjellësit u ngrit më 16 dhjetor të vitit 2015.

Ndryshe, deputeti i LDK-së, Naser Osmani, dëshmitar në seancën ndaj deputetëve të VV-së, ka thënë se nuk i kujtohet se kush ka hedhur gaz lotsjellës nga opozita. Osmani i pyetur nga gjyqtari, Beqir Kalludra se “ a i kujtohet se kush ka hedh gaz lotsjellës”, ai është përgjigjur jo. “Jo nuk me kujtohet, janë inizimet” ka thënë Osmani.

Kjo ka bërë që kryetari i trupi gjykues ta obligojë deputetin e LDK-së Naser Osmani qe dëshminë e tij ta jep nën betimin e gjykatës.

Kjo pasi sipas trupit gjykues Osmani ne fill të dëshmisë së tij në gjykate ka bërë ndryshime të deklarimeve.

Osmani ka thënë se në të gjitha seancat ai ka qenë prezent, por që përveç opozitës atij nuk i kujtohet se kush prej tyre ka hedhur gaz lotsjellës.

Ai në vitin 2015 kishte thënë se e ka parë Kurtin duke hedhur gazin lotsjellës, por sot ne gjykate e mohoi një gjë të tillë.

“Unë nuk po ndryshoj deklaratë. Por në natyrën time nuk është të jem në rolin e dëshmitarit. Kam ardhur këtu vetëm të kryej detyrën time ndaj institucionit”, i ka thënë Osmani para trupit gjykues.

 

Check Also

Entela Binjaku

Stresi: Variacione të një teme

Sipas Herbert Blummer “individët jetojnë në një univers simbolesh që përmbajnë kuptime dhe vlera të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *