Ballina / KOSOVA / Mbahet marshi për të Drejtat e Njeriut
marshi zbato te drejtat e njeriut

Mbahet marshi për të Drejtat e Njeriut

Një grup organizatash joqeveritare dhe Avokati i Popullit të Kosovës kanë mbajtur në Prishtinë marshin me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”.

Marshi është mbajtur në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut – 10 dhjetori.

Marshi ka nisur në sheshin “Skenderbeu” dhe ka përfunduar te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Me këtë rast, u lexua deklarata e nënshkruar nga Avokati i Popullit dhe OJQ-të.

Deklarata, e lexuar nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, u bën thirrje institucioneve shtetërore të Kosovës të krijojnë masa efektive për ushtrimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, të përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që t’i adresojë me prioritet çështjet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe t’u ofrojë përkrahje më të fuqishme institucionale në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe organizatave joqeveritare”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ndërsa, Igballe Rogova nga Rrjeti i Grave të Kosovës u bëri thirrje edhe organizatave të tjera ta nënshkruajnë këtë deklaratë.

Kurse, Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, tregoi se deklarata do t’u përcillet të hënën institucioneve shtetërore.

Check Also

droga

Droga po shitet në Kosovë edhe përmes postës

Dilerët e drogës së fundi po praktikojnë një mënyrë të re të shit-blerjes së drogës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *