Ballina / Kulturë / Mbahet Festivali “Mirëdita, dobar dan!”

Mbahet Festivali “Mirëdita, dobar dan!”

Në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë nis Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, me Turneun e Filmit “Mbledhësit e puplave”

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” vjen me edicionin e tretë në Kosovë me Turneun e Filmit “Mbledhësit e puplave” si njëri ndër filmat më të famshëm të aktorit Bekim Fehmiu.

Ky film, i shpërblyer me Grand Prinë në Festivalin e Kanës më 1967  vjen kësaj radhe në pesë qytete të ndryshme të Kosovës.

Turneu i filmit “Mbledhësit e puplave” në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016 do të organizohet në periudhën kohore prej 06 deri 10 Dhjetor 2016, dhe do të filloj në qytetin e Kamenicës më 6 Dhjetor në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, më 7 Dhjetor në Pejë në Kinema “Jusuf Gërvalla”, më 8 Dhjetor në Mitrovicë në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, më 9 Dhjetor në Ferizaj në Teatrin “Adriana Abdullahu” dhe më 10 Dhjetor në Gjakovë në “Teatrin Kombëtar”. Orari i shfaqjes së filmit në pesë qytetet është nga ora 19.00.

Hyrja për të gjitha shfaqjet e filmave do të jetë falas. Biletat mund të mirren në qytetet ku do të shfaqet filmi pranë institucioneve kulturore që janë pjesë e këtij organizimi

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” është iniciative unike që kontribuon në dialogun dhe shkëmbimin kulturor në mes Kosovës dhe Serbisë, më qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve sociale, politike dhe kulturore në mes dy shoqërive.

Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, që është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi. Synimi i organizatorëve është që ky festival të vazhdojë të organizohet në mënyrë tradicionale, duke kontribuar në vazhdimësi në vendosjen e paqes së përhershme dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./infoglobi

About InfoGlobi

Provo po ashtu

torino, itali, hiroshima mon amor, koncertet, madona, bob dilan

Koncerti i parë pa telefon celularë

Nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.