Ballina / KRYESORE / Mayweather fiton "meçin e shekullit"

Mayweather fiton "meçin e shekullit"

Floyd Mayweather Jr. e ka mundur Manny Pacquiao-n me poena pas 12 rundesh në “ndeshjen e shkullit”, siç është quajtur dueli i tyre në Las Vegas, jo aq nga boksi, sa nga paratë – sipas disa vlerësimeve e  për të gjithë të përfshirët.

Vendimi i gjyqtarëve e ka tërbuar publikun, ndërsa Pacquiao ka mbetur i bindur se ka fituar.

Mayweather fitoren e ka arritur me vendim të gjyqtarëve: 118-110, 116-112, 116-112 dhe kështu e ka arritur titullin e kampionit të botës në versionet WBO, WBA, WBC e The Ring në kategorinë velter.

Amerikani 38-vjeçar kështu ka mbetur i pamundur në karrierën profesionale, duke realizuar fitoren e 48-të. Nga ana tjetër, Pacquiao një vit më i ri, ka pësuar humbje në ndeshjen e 65-të në karrierën e tij.

Pacquiao ishte i kujdesshëm në fillim të luftës, deri sa Mayweather ishte agresiv, siç edhe është pritur.

Në dy rundet e para Mayweather i shfrytëzoi mirë duart e gjata, duke krijuar përparësi të lehtë. Ngjashëm ishte edhe në rundin e tretë, ndërsa në të latërtën Pacquiao tregoi zorësitë e tij. Disa herë ai e tronditi rivalin e tij, ndërsa e fitoi rundin e parë.

Qysh në rundin e pesë Mayweather ngadalësoi në mënyrë drastike, por ia doli të mbrohet mirë kundër Pacquiaos, i cili nuk ia doli ta fitojë rundin e katërt.

Mayweather, siç është pritur, përparësinë më të madhe e ka krijuar me duart e gjata dhe defanzivën e shkëlqyeshme. Në pjesën e parë të ndeshjes amerikani ishte më i mirë, Pasquiao në fnish provoi të bënte kthesë, por megjithatë nuk ia doli. Mayweather i ka çuar në cak 148 nga 435 goditje e dhëna, ndërsa Pacquia ishte më i dobët (81 prej 429).

Pasquiao pas meçit nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit, deri sa Mayweather i dha mirënjohje rivalit të tij.

Sa i përket vetë boksit, kjo nuk ishte “ndeshje e shekullit:, ndonëse pati momente të shkëlqyeshme drame. Mirëpo, fishkëllimat e publikut të tërbuar të cilat i drejtoheshin Mayweatherit gjatë fjlaës së fituesit flasin mjaft se çfarë ka menduar publiku mbi ndeshjen.

Nga viti 2009, kur Pasquiao dhe Mayweather kanë hyrë në bisedime, pritej kjo ndeshje.

Rrjedha e meçit:

Se sa ngjarje e madhe ishte kjo, flasin edhe yjet që morën pjesë. Regjisorët e shkretë të transmetimit sigurisht nuk kanë ditur nga ta kthejnë më parë kamerën – prej Robert De Niros, Clint Eastwoodit e Rhiannas, e deri te legjendat e sportit si Andrea Aggasi, Steffi Graf e Michael Jordan. Dhe tërë këta ishin vetëm maja e akullnajës.

Nga ana e marketingut është spektakël çfarë Las Vegasi ende nuk e ka përjetuar – sipas disa vlerësimeve e tërë ngjarja duhet të gjenerojë mbi një miliard dollarë për të gjithë të përfshirët.

 

Provo po ashtu

serbia-kosova_

‘Trumpi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën’

Grenell tekstualisht ka vënë kusht – Serbia duhet ta njohë Kosovën strong shkruan gazeta beogradase. …