Ballina / KURIOZITETE / Mayflower, anija pa ekuipazh dhe udhëtimi rreth botës

Mayflower, anija pa ekuipazh dhe udhëtimi rreth botës

Një grup shkencëtarësh britanik janë duke rikrijuar anijen e parë që do të kontrollohet tërësisht nga një sistem i inteligjencës artificiale.

Ajo është pagëzuar me emrin Mayflower, e njëjta me anijen që u përdor në vitin 1620 për të zbuluar Amerikën.

Mayflower dërgoi një ekuipazh prej 160 personash në një udhëtim rreth botës për të gjetur “Tokën e re”. Nga i ekuipazhi vetëm 30 persona arritën të mbijetonin.

Pikënisja ishte qyteti i Plymouth drejt Massachussets në Amerikë dhe ky është pikërisht itinerari që anija që po ndërtohet do të përshkojë në 2020.

Inxhinierët britanik në bashkëpunim me kompaninë IBM kanë krijuar një sërë sistemesh që do të mundësojnë drejtimin e saj.

Vetë anija, nëpërmjet sistemit të inteligjencës artificiale do të jetë e aftë të ndërmarrë vetë vendime në trajektoren e lëvizjes së saj duke shmangur dhe përplasjet e mundshme me objekte të ndryshme.

Disa prej pajisjeve që do të jenë kryesore të implementuara në sistemin e Mayflower janë, GPS, satelitë, kamera si dhe sensorë e detektorë që do të lokalizojnë vendin rreth saj.

Në një nga universitetet e Plymouth e kanë cilësuar këtë anije si një mundësi për të gjetur dhe mbetje plastike të hedhura në oqean dhe të bëjë të mundur dhe pastrimin e tyre pa pasur nevojën e një ekipi për ta drejtuar.

Provo po ashtu

Harxhoi 5 orë për të kthyer akrepat 60 minuta prapa!

Me telefonat inteligjentë apo me orët e teknologjisë së fundit, tashmë nuk është më e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.