May: Kriptovalutat mund të përjashtohen nga Britania

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar se ajo është duke shikuar ‘shumë seriozisht’ situatën rreth Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera, si Ethereum, Ripple dhe Litecoin, gjë që ka shkaktuar frikë se Britania mund të ndjekë Korenë e Jugut duke miratuar format për goditjen e kriptovalutave.

Duke folur nga Davosi, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, ajo tha se kriptovalutat, sikurse Bitcoin, mund të përjashtohet vetëm për faktin se janë përdorur nga ‘kriminelët’.

“Kriptovalutat, si Bitcoin, ne duhet t’i vëzhgojmë me shumë seriozitet… pikërisht për shkak të mënyrës se si ato përdoren, veçanërisht nga kriminelët. Mendoj se është diçka që ne duhet të kemi kujdes”, i tha John Micklethwait, gjatë një interviste për ‘Bloomberg’, përcjell Telegrafi.

Frika se Britania e Madhe mund të jetë një nga vendet e ardhshme që do të rregullojë tregtinë e kriptovalutave duket se ka pasur një ndikim në çmimin e Bitcoin. Aktualisht një Bitcoin është duke u tregtuar me 11,057.60 dollarë nga 11,785.70 që ishte në mëngjesin e ditës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.