Ballina / BOTA / May: këshilla e Trump, “hidhe në gjyq BE-në”
theresa may britani e madhe

May: këshilla e Trump, “hidhe në gjyq BE-në”

Presidenti Donald Trump e ka këshilluar kryeministren britanike Theresa May, që ta hedhë gjyq Bashkimin Europian, në vend që të negociojë me bllokun, si pjesë e strategjisë së Brexit-it.

“Ai më tha që ta hedh në gjyq BE-në dhe të mos shkoj në negociata” – tha zonja May në një intervistë për BBC-në

Zbulimi nga ana e zonjës May i këshillës që i ka dhënë Donald Trump, i jep fund disa ditë spekullimesh për këtë çështje.

Trump pati thënë javën e kaluar në një intervistë për gazetën “The Sun” se i kishte dhënë një këshillë zonjës May, por ajo nuk pati dhënë shpjegime. Presidenti tha në intervistë, para se të takohej me kryeministren britanike, se ajo nuk e kishte dëgjuar këshillën e tij, pasi i ishte dukur shumë brutale.

Muajt e fundit Britania është përballur me pyetje të vështira lidhur me Brexi-in dhe cila ka për të qenë marrëdhënia me partnerin më të madh tregtar, Bashkimin Europian, pas daljes nga blloku.

Në referendumin e 2016-ës britanikët votuan me një diferencë të vogël votash për daljen nga Bashkimi Europian.

@Fluidi

Provo po ashtu

shba

Rekord i grave të nominuara në zgjedhjet e ardhshme në SHBA

Më shumë gra se asnjëherë më parë do të garojnë për pozitën e guvernatores dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.