Ballina / BOTA / May i hap rrugë zgjedhjes së kryeministrit të ri britanik
theresa may

May i hap rrugë zgjedhjes së kryeministrit të ri britanik

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të japë sot dorëheqje nga pozita e udhëheqëses së Partisë Konservatore, ndërsa do të mbetet kryeministre teknike derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.

Njëmbëdhjetë ligjvënës do të garojnë për kreun e konservatorëve – partisë në pushtet, e cila automatikisht prodhon edhe kryeministrin.

Procesi i përzgjedhjes do të nisë më 10 qershor.

May, 62 vjeçe, ka paralajmëruar dorëheqjen muajin e kaluar, pasi Parlamenti ia ka refuzuar tri herë marrëveshjen që ajo ka negociuar me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku, apo Brexit-in.

May pritet të konfirmojë dorëheqjen në një letër dërguar Komitetit të Konservatorëve.

Ish-sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, mbështetës i zëshëm i Brexit-it, është favorit për të pasuar kryeministren May.

Në prill, BE-ja i ka dhënë Britanisë edhe gjashtë muaj kohë për të dalë nga blloku, me shpresën se ligjvënësit do të pajtohen për një marrëveshje.

Afati i ri për Brexit është 31 tetori.

Provo po ashtu

greenland, danimakr, usa, donald trump, white house

Nuk shitet Grenlanda

Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar një vizitë në Danimarkë, që ishte planifikuar të realizohej …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.