Ballina / BOTA / May: Do të largohem nga pozita me ndjenja të përziera

May: Do të largohem nga pozita me ndjenja të përziera

Theresa May, kryeministrja britanike ka theksuar edhe njëherë se do të largohet nga pozita me ndjenja të përziera.

Në njërën anë ndjenja krenarie, e në anën tjetër ndjenja të zhgënjimit pas dështimit që ajo ta udhëhiqte vendin gjatë kohës kur do të largohet nga Bashkimi Evropian.

“Mendoj që do të jetë një përzierje e krenarisë që po e lë punën që e kam pasur por gjithashtu një shkallë e zhgënjimit sepse do të doja të bëja më shumë” tha ajo për BBC.

Ajo, theksoi se ka pasur moment kur është ulur e vetmuar dhe ka menduar për alternativeë për Brexit,

“Do të doja ta kisha menaxhuar më mirë që ta arrija atë” shtoi ajo.

May gjithashtu tha se ajo e kishte sakrifikuar postin e saj të kryeministres vetëm që të arrijë një marrëveshje.

E pyetur për dy kandidatët për kryeministër, May tha se beson që të dy janë në gjendje që ta bëjnë punën me përgjegjësi – edhe pse nuk shprehu përkrahje as për Boris Johnson, e as për Jeremy Hunt.

Provo po ashtu

Talibanët e gatshëm për rifillimin e bisedimeve të paqes me SHBA-në

Grupi militant taliban i ka thënë BBC-së se “dyert e tyre janë të hapura” nëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.