Murgu budist, Matthieu Ricard, thotë se dieta dhe ushqimi i caktuar kanë qenë elementet kryesore që e kanë bërë atë njeriun më të lumtur në botë, shkruan Evening Standard.
Murgu nga Tibeti, një regjion që është nën administrimin e Kinës, është përshkruar shpesh si njeriu më i lumtur në botë. Ai jeton në një manastir në Nepal. Epiteti i njeriut më të lumtur në botë i ishte dhënë nga disa shkencëtarë të Universitetit të Wisconsin, të cilët e kishin studiuar atë për 12 vjet me radhë.
Për të arritur deri të ky përfundim, neuroshkencëtari Richard Davidson e kishte monitoruar aktivitetin e trurit të murgut përmes 256 sensorëve që ia kishte ngjitur në trup derisa ai meditonte.
“Lumturia më e madhe vjen kur ne e dimë që nuk u kemi shkaktuar dhimbje të tjerëve”, thotë murgu, teksa shton se ai brengoset shumë dhe çdo ditë për fatin e 8 milionë specieve të tjera që jetojnë me njeriun në tokë.
Prandaj, ai mban dietë strike vegane, duke mos konsumuar asnjë produkt të kafshëve, e as produktet që derivojnë nga kafshët.
Gjithashtu, ai thotë se njeriu nuk mund të jetë i lumtur nëse vazhdimisht e krahason jetën e vet me jetën e të tjerëve. Ricard këshillon të gjithë njerëzit që të meditojnë dhe të bëjnë ushtrime fizike, elemente këto sipas tij, shumë të rëndësishme për gjendjen emocionale të njeriut.