Ballina / KRYESORE / Matthew Palmer për Ballkanin Perëndimor
Matthew Palmer, shba, kosova, ballkani perendimor, serbia

Matthew Palmer për Ballkanin Perëndimor

Do të përfaqësojë ShBA-të në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë, nga 4 deri më 10

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Departamenti amerikan i Shtetit njofton se si Përfaqësues i Posaçëm, zoti Palmer do të shkojë në Slloveni duke filluar nga 1 shtatori për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë, nga 4 deri më 10 shtator, shkruan voa.

“Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, – zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.”

Përveç shërbimit si Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit, zoti Palmer do të vazhdojë të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018. Më parë, ai ishte Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore.

Ndërsa, në 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, Palmer apeloi krerët e shtetit të Kosovës që të shfrytëzojnë mundësinë për të siguruar një të ardhme më të mirë.

“Nuk ka kohë më të mirë se tani për të bërë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë”. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer.

Palmer, në këtë përvjetor pati theksuar  se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë partner mbështetës i Kosovës, por porositi institucionet e Kosovës që të angazhohen në fuqizimin e fuqizimin e rendit dhe ligjit.

Palmer: Një e ardhme e ndritur varet nga rendi dhe ligji, demokracia e fortë dhe llogaridhënia si dhe refuzimi i pandëshkueshmërisë.

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.