Ballina / BOTA / Matteo Renzi: Evropa duhet t'i rrëzojë e jo t'i vendos muret

Matteo Renzi: Evropa duhet t'i rrëzojë e jo t'i vendos muret

Evropa ka lindur që të rrëzojë mure dhe jo që t’i ndërtojë dhe të gjitha vendet e BE-së duhet të përballen së bashku me problemin e imigrimit, deklaroi sot kryeministri italian, Matteo Renzi.

“Evropa në tërësinë e saj duhet të përballet me çështjen e imigrimit, duke filluar nga pikat hyrëse deri tek dhënia e shtetësisë. Evropa ka lindur për të rrëzuar muret, jo për t’i ndërtuar ato”, tha Renzi për median në përfundim të një takimi me homologun e tij luksemburgas, Xavier Bettel, i cili ushtron të drejtën e presidencës së radhës së BE-së.

“Kjo shkruhet në Kartën Evropian se detyra jonë është të rrëzojmë muret”, insistoi ai në një aludim për muret që ka ndërtuar Hungaria në kufirin e saj me Serbinë dhe Rumaninë për të ndaluar hyrjen e imigrantëve në territorin e saj.

Për sa i përket pikave hyrëse për në BE dhe krijimit të qendrave të pritjes, për regjistrimin dhe klasifikimin e imigrantëve, që do të ndërtohen kryesisht për të identifikuar personat që mund të përfitojnë azil në Evropë, Renzi u shpreh se “këto të fundit përfaqësojnë një nga elementët për zgjidhjen, por jo zgjidhjen”.

Ngritja dhe aktivizimi i qendrave të pritjes, ide e mbrojtur nga Franca, do të jetë një nga çështjet që do të diskutohet sot në mbrëmje mes Renzit dhe presidentit francez, François Hollande, gjatë një darke në Modena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!