Matoshi i jep të drejtë Konjufcës për shkarkime

Halil Matoshit, gazetari shumëvjeçar, që ishte pjesë e ekipit të ish kryeministrit Ramush Haradinaj,   e ka quajtur të drejtë vendimin e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, për shkarkimin nga pozita e konsujve 14 persona.

Sipas tij, shkarkimi i konsujve që kanë marrë detyre përmes lidhjeve nepotiste e partiake do të ketë kuptim vetëm nëse ministri ia rikthen kredibilitetin konkursit publik që nxjerr në pah vlera dhe meritokraci.

” Kam shkru se Qeveria Kurti nëse arrinë t’ia kthejë dinjitetin e Republikës, duke mos e lënë diplomacinë e saj në duer militantësh partiakë, rrugaqësh t’pa shkollë e shoferësh, unë si rival politik, do ta duartrokas fort! Nëse arrinë me ua mbyllë derën analfabetëve funksional, për t’i mbajtur jashtë sistemit, duke i dhënë kredibilitet konkursit publik, bravo i qoftë”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë:

Më 3 shkurt në një shkrim të botuar te Gazeta Exspress, e kam paralajmëru këtë hap që sot e ndërmori Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Shkarkimi i konsujve që kanë marrë detyra përmes lidhjeve nepotiste e partiake do të ketë kuptim vetëm nëse Ministri ia rikthen kredibilitetin konkursit publik që nxjerr në pah vlera dhe meritokraci.

Kam shkru se Qeveria Kurti nëse arrinë t’ia kthejë dinjitetin e Republikës, duke mos e lënë diplomacinë e saj në duer militantësh partiakë, rrugaqësh t’pa shkollë e shoferësh, unë si rival politik, do ta duartrokas fort! Nëse arrinë me ua mbyllë derën analfabetëve funksional, për t’i mbajtur jashtë sistemit, duke i dhënë kredibilitet konkursit publik, bravo i qoftë!

Nuk ka shumë rëndësi se kush janë ata që u shkarkuan, nuk kam asnjë dyshim në domosdoshmëninë e kētij akti, por jetike për ta rritë besueshmërinë dhe transparencën do të jenë emrat që do të pasojnë në vend të tyre.

Vetëm atëherë do të shihet qartë motivi i vërtetë i shkarkimit të atyre konsujve të Republikës së Kosovës nepër botë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.