matematike , Matematika

Matematika – e bukur për trurin

Skanimet e trurit tregojnë se një varg kompleks të numrave dhe shkronjave në formula matematikore mund të shkaktojnë të njëjtën ndjenjë bukurie si kryeveprat artistike dhe muzika nga kompozitorët e mëdhenjë.

Matematikanëve u janë treguar ekuacione “të bukura” dhe “të shëmtuara” dhe u janë bërë skanime të trurit. Të njëjtat qëndra emocionale të trurit që përdoren për vlerësimin e artit janë aktivizuar nga matematika “e bukur”.

Hulumtuesit sugjerojnë se mund të ketë një bazë neurobiologjike të bukurisë.

Studimi në revistën Frontiers in Human Science u ka dhënë 15 matematikanëve 60 formula për t’i vlerësuar.

Njëri nga studiuesit, Profesori Semir Zeki, ka thënë: “Një numër i madh zonash të trurit është i përfshirë kur shikohen ekuacionet, por kur dikush e shikon një formulë të vlerësuar sit ë bukur, kjo aktivizon trurin emocional në të njëjtën mënyrë si të shikuarit e një pikture të bukur apo të dëgjuarit e një pjese muzikore.” /infoGLOBI/