fbpx

Masonët: Themelohet Lozha Muratorike në Gjakovë

Sot në një ceremoni festive u bë sjellja e dritës muratorike në qytetin e Gjakovës.
Sipas njoftimit që u publikua në website zyrtar nga Lozha e Madhe e Kosovës (Grand Lodge of Kosovo), i vetmi organizëm muratorik (masonik) në territorin e Republikës së Kosovës, sot me datë 23 tetor themelohet Lozha në qytetin e Gjakovës. Kjo Lozhë do të quhet Shën Albani, dhe është Lozha e pestë që operon nën Lozhën e Madhe të Kosovës në Orientin e Gjakovës.

Muratoria e Lirë është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha jo-fetare, jo-politike,
vëllazërore dhe bamirëse në botë. Anëtarët e saj duhet të jenë me qëndrim të lartë moral. Zanafilla e saj rrjedh nga traditat dhe ritualet e muratorëve mesjetarë që ndërtuan katedralet, monumentet dhe kështjellat nëpër Europë.

Ndërsa në Kosovë është themeluar Lozha e parë në vitin 2014, Lozha Dardania në Orientin e Prishtinës.

Më pas u formuan edhe dy Lozha të tjera, që mundësuan themelimin e Lozhës së Madhe të Kosovës. Të tre këto Lozha kanë punuar deri më 2018 nën autoritetin e Lozhës së Madhe të Shqipërisë, e cila është e rregullt dhe e pranuar nga Lozhat e Mëdha në botë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.