Ballina / Fashion/Beauty / Maska për fytyrë të thatë dhe të ndjeshme për stinën e dimrit

Maska për fytyrë të thatë dhe të ndjeshme për stinën e dimrit

Lëkura në dimër është më delikate se në çdo stinë dhe nga frekuentimi i ambjenteve të ngrohta ajo acarohet dhe thahet më shumë seç duhet. I ftohti bën dhe ai punën e vet dhe ne gjendemi përpara një fytyre të acaruar, të skuqur dhe të fshikur.

Sot po ju shkruaj disa maska që unë i aplikoj në fytyrën  time pothuajse gjatë gjithë dimrit por ajo që do ju këshilloja më shumë është të përdorni një krem ushqyes në darke dhe një krem hidratues në mëngjes. Jan këto rituale të vogla që na nevojiten për të pasur një lëkurë të shëndetshme plot shkëlqim.

Maskë me banane,mjalt dhe kos

Përbërësit:

1 banane e pjekur mirë

2 lugë kos

2 lugë mjalt

1 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Grini në mikser bananen dhe shtoini kosin, mjaltin dhe vajin e ullirit. Përzijeni mirë dhe vendoseni në fytyrë për 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët.

 

Maskë me miell, qumësht dhe mjaltë

Përbërësit:

1 lugë miell të bardhë

1 lugë qumësht

1 lugë mjalt

Përgatitja:

Përbërësit bashkojini bashkv derisa të përfitoni një si krem të trashë. Vendoseni në fytyrë për 15 minuta dhe shpëlajini me ujë të vakët dhe pastaj me ujë të ftohtë

 

Maskë me vezë

Përbërësit:

1 e verdhë veze

2-3 pika vaj bajame

2 pika lëng limoni

Përgatitja:

Vezën rriheni me vajin dhe limoni dhe vendoseni në fytyrë. Mbajeni rreth 20 minuta dhe shpërlaheni me ujë të vakët dhe sapo ta keni hequr të tërën , shpëlaheni direkt me ujë të ftohtë.

 

Maskë me avokado

Përbërësit:

gjysëm avokado e pjekur mirë

2 lugë kos

2 lugë mjalt

Përbërësit:

Avokadon trasformojeni në pure dhe shtojini kosin dhe mjaltin. Lyeni me të fytyrën dhe mbajeni rreth 15 minuta. Shpëlaheni me ujë të vakët dhe pastaj me ujë të ftohtë.

 

Maskë me majonez

Përbërësit:

1 vezë

2-3 lugë vaj ulliri ose vaj bajamesh

Përgatitja:

Vezën rriheni  me rrahësin elektrik duke shtuar nga një lugë vaj derisa të formoni një majonez. Lyeni me të fytyrën dhe mbajeni nja 20 minuta. Shpëlaheni me  ujë të vakët dhe direkt me ujë të ftohtë.

/Adda’s All/

Provo po ashtu

floket ne plazh

3 ide për të kapur flokët në plazh

Bisht, por jo vetëm, në plazh flokët mund të rregullohen me xhel ose gërsheta. Ekspertët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.