Maska me detyrim edhe jashtë

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.

Shkruan: Stefan Maier

Mjaft qytete në Evropë, sidomos në Francë dhe Spanjë, po e bëjnë të detyrueshme mbajtjen e veshin maskave në mjedise publike. Për të parandaluar një valë të dytë të koronës që nga java e kaluar administratat e qyteteve në Francë lejohet të vendosin mbajtjen e detyrueshme të maskës në mjedise publik. Deri tani për këtë masë kanë marrë vendim rreth 250 qytete.

Qytetet dhe komunat në bregdetin e Bretanjës, apo ehe Montpellier dhe Nice në bregdetin e Mesdheut, e kanë shpallur detyrimin për maska ​​mbrojtëse në tregje apo edhe në të gjitha rrugët. Në Lille, në veri të vendit, maskat janë të detyrueshme edhe ​​në natyrë. Në Toluze, në jug-perëndim të Francës, dhe në kryeqytetin francez Paris, mbajtja e maskës është shpallur e detyrueshme për të gjitha vendet që frekuentohen shumë.

Detyrimi për maskë vlen edhe në shumë zona të Spanjës si dhe në distriktin e kuq të Amsterdamit dhe në lagjet tregtare të qytetit port holandez të Roterdamit.

Gjoba në Gjermani

Në Gjermani ende nuk po flitet për mbajtje të detyrueshme të maskës në mjedise publike si parqe apo shëtitore. Sidoqoftë detyrimi për mbajtjen e maskës në mjetet e transportit publik lokal po kontrollohet më rigorozisht.

Po ashtu landet e ndryshme parashikojnë gjoba të rënda. Kështu ministri i landit NRW për Transportin, Hendrik Wüst, tha për gazetën “Rheinische Post” se gjoba do të jetë 150 euro. Në Bavari ndërkohë aplikohet një gjobë prej 150 eurosh. Kurse landi i Saksonisë së Ulët njoftoi se do të rrisë gjobat.

Detyrimi për maskë edhe në shkolla

Shumë nga landet e Gjermanisë kanë vendosur po ashtu mbajtjen e detyrueshme të maskë për nxënësit, mësuesit dhe punonjësit e shkollave. Landi Mecklenburg-Vorpomern është landi i parë federal, ku filloi shkolla pas pushimeve verore dhe ku po aplikohet detyrimi i maskave.

Edhe landi i Brandenburgut, ku nis së shpejti sezoni shkollor njoftoi se mbajtja e maskave është e detyrueshme në korridoret, shkallët dhe sallat e mbledhjeve në shkollave, si dhe kur nxënësit e rrinë në radhë në mesë.

Edhe landet Nordrhein-Westfalen, Bavaria si dhe qytetet e Hamburgut und të Berlinit kanë njoftuar se  do ta shpallin të detyrueshme mbajtjen e maskave në shkolla dhe pritet të nxjerrin udhëzimet përkatëse.

Numri i vdekjeve prej virusit SARS-CoV-2 në botë ndërkohë është rritur në më shumë se 700,000 vetë. Në total janë regjistruar më shumë se 18.5 milionë infeksione me korona, kurse 10.9 milion e të prekurve janë shëruar ndërkohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.